• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 1 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Kurti: Harmonizimi i sistemit të arsimit luan rol vendimtar në plotësimin e hendekut

J G nga J G
21 December 2021
në KRYESORE
0 0
0
Kurti: Harmonizimi i sistemit të arsimit luan rol vendimtar në plotësimin e hendekut
0
SHPERNDARJE
31
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Gjendja aktuale dhe synimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës rreth reformimit të Sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) ishin në qendër të dialogut ndërministror për AAP, raporton InLajmi.

Në hapje të takimit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti foli për rëndësinë e Arsimit dhe Aftësimit Profesional për zhvillim ekonomik të Kosovës.

“Reformimi dhe harmonizimi i Sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, luan rol vendimtar në plotësimin e hendekut të shkathtësive dhe në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit tonë”, tha kryeministri.

“Përkundër raportimeve zyrtare për papunësi të madhe, industria nuk ka mundur t’i plotësojë vendet e lira të punës me punëtorë të kualifikuar. Kjo pasi sistemi i Arsimit dhe Aftësimit Profesional, pa marrë parasysh që u është nënshtruar reformave të shumta, nuk ka arritur që t’u përshtatet nevojave të industrisë dhe tregut të punës”, ka thënë Kurti.

Ai theksoi se për të tërhequr investime të huaja në vend, një nga faktorët kyç është fuqia punëtore e kualifikuar. Duke qenë shteti me popullsinë më të re në Evropë, është e domosdoshme që rinia jonë të shkollohet dhe trajnohet me aftësi profesionale, për t’i shërbyer zhvillimit shoqëror, tha kryeministri, duke shtuar se nëpërmjet Arsimit dhe Aftësimit Profesional, do të mund të shtohen vendet e punës, të ulet varfëria dhe të zbutet pabarazia.

Do të duhej që edhe si institucione me përgjegjësinë tonë, por edhe si shoqëri me vetëdijen tonë, ta ngrisim më lartë profesionin dhe profesionalizmin jo akademik. Pra është e mundshme të jesh profesionist edhe pa qenë akademik, tha kryeministri, duke ritheksuar se si institucione dhe shoqëri duhet të ndikojmë tek ngritja e reputacionit të profesionistëve jo akademik dhe tek autoriteti i tyre.

Në këtë takim u prezantuan të gjeturat nga analiza e ndërmarrë nga Fondacioni Evropian i Trajnimeve (ETF) me titull “Rishikim i sfondit për të informuar dialogun mbi politikat në Kosovë për qeverisje dhe financim të AAP” dhe u dhanë propozime për ndërmarrjen e hapave të ardhshëm.

Për rolin dhe sfidat e ministrive lidhur me Arsimin dhe Aftësimin Profesional, diskutuan Zëvendësministrja për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion, Edona Maloku Bërdyna, Ministrja për Ekonomi, Artane Rizvanolli, Ministri për Administrim të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Zëvendësministri për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Getoar Mjeku, Zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani, dhe Ministri për Financa, Punë dhe Transfere, Hekuran Murati.

Gjatë këtij takimi u dhanë propozime rreth fuqizimit të bashkëpunimit me industritë, si dhe lidhjes në mes të parashikimit të zhvillimit ekonomik dhe zhvillimit të fuqisë punëtore përmes Arsimit dhe Aftësimit Profesional. /InLajmi/

Tags: Albin KurtiArsimi dhe Aftësimi ProfesionalHekuran Murati
Postimi i mëparshëm

Mustafi për djegien e flamujve: Përdorimi i flamurit kombëtar në Luginë është i ndaluar

Postimi tjetër

5 marrëveshjet e nënshkruara në samitin e “Open Balkan”

Të ngjajshme Postime

Abdixhiku ende s’ka pranuar ftesë nga presidentja
KRYESORE

Abdixhiku ende s’ka pranuar ftesë nga presidentja

1 July 2025
U ndërpre vazhdimi i 40-të i seancës konstituive, vazhdon më 3 korrik
KRYESORE

U ndërpre vazhdimi i 40-të i seancës konstituive, vazhdon më 3 korrik

1 July 2025
Qytetari proteston para Kuvendit, kërkon nga deputetët të votojnë sikurse më 2 korrik 1990
KRYESORE

Qytetari proteston para Kuvendit, kërkon nga deputetët të votojnë sikurse më 2 korrik 1990

1 July 2025
Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen
KRYESORE

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

30 June 2025
Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve
KRYESORE

Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve

27 June 2025
Betimi i ushtarëve të rinj, Osmani: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën
KRYESORE

Betimi i ushtarëve të rinj, Osmani: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën

27 June 2025
Postimi tjetër
5 marrëveshjet e nënshkruara në samitin e “Open Balkan”

5 marrëveshjet e nënshkruara në samitin e “Open Balkan”

Lajmet e fundit

Takimet e presidentes me liderë partiakë nisin të enjten

Takimet e presidentes me liderë partiakë nisin të enjten

1 July 2025
Abdixhiku ende s’ka pranuar ftesë nga presidentja

Abdixhiku ende s’ka pranuar ftesë nga presidentja

1 July 2025
OVL e UÇK-së: UÇK-ja nuk luftoi për bllokadë politike, Kosova është përgjegjësi e të gjithëve

OVL e UÇK-së: UÇK-ja nuk luftoi për bllokadë politike, Kosova është përgjegjësi e të gjithëve

1 July 2025
Kusari-Lila: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për mosvotimin e deputetëve opozitarë

Kusari-Lila: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për mosvotimin e deputetëve opozitarë

1 July 2025
U ndërpre vazhdimi i 40-të i seancës konstituive, vazhdon më 3 korrik

U ndërpre vazhdimi i 40-të i seancës konstituive, vazhdon më 3 korrik

1 July 2025
Zjarret në Turqi/ Mbi 50 mijë qytetarë të evakuuar nga Izmiri, Manisa dhe Hatay

Zjarret në Turqi/ Mbi 50 mijë qytetarë të evakuuar nga Izmiri, Manisa dhe Hatay

1 July 2025
U vu gurthemeli i Stacionit policor në Zubin-Potok, Sveçla: Do të jetë burim i sigurisë

U vu gurthemeli i Stacionit policor në Zubin-Potok, Sveçla: Do të jetë burim i sigurisë

1 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu