Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një vajzë e moshës 9 vjeçare është goditur nga një veturë me ç’rast ka pësuar lëndime trupore, përcjell InLajmi.
Rasti ka ndodhur në fshatin Klinë e Mesme të Skenderajt.
Nga lëndimet e marra trupore, viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
Ndërsa Policia është duke u marrë me rastin.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
“Sonte rreth orës 17:20, në fshatin Klinë e Mesme të Skenderajt, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësorja (fëmijë) i moshës 9 vjeçare ka pësuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”./InLajmi/


















