Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ka vizituar një nënë në spital pas lindjes së fëmijës së saj të 9-të, përcjell InLajmi.
Ajo ka thënë se ky është një gëzim i pa përshkruar për familjen që u bë me fëmijën e 9-të, derisa tutje ka falënderuar mjekun së bashku me ekipin për kujdesin e treguar.
Manastirliu ka thënë se familja tanimë do pajiset me bonusin e bebës në vlerë prej 120.000 lekë të reja.
Postimi i plotë i saj:
Gëzim i papërshkruar për familjen Suka me ardhjen në jetë të E.S, fëmijës së 9 të familjes🙏🏼
Astrit Bimbashi dhe ekipi të SUOGJ Koco Gliozheni për shërbimin e shkëlqyer.
Familja e E.S përfiton menjëherë bonusin e bebes 120,000 lekë të reja, mbështetjen direkte për çdo të porsalindur.
FëmijëtTëParët /InLajmi/