Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është arrestuar një shtetas serb, përcjell InLajmi.
Sipas policisë i arrestuari është ndaluar në pikën e kalimit kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë, gjatë kontrollimit të dokumentacionit ky i fundit ka ofruar 50 euro zyrtarit policor për kalim kufiri ku sipas policisë, dokumentacioni nuk plotësonte kriteret për të kaluar kufirin.
Në lidhje me këtë rast është thuhet së është njoftuar Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, i arrestuari pas intervistimit si provë materiale është sekuestruar kartëmonedhën prej 50 eurove, dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Sot, më 21.12.2021, rreth orës 12:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Merdare, në hyrje për në Republikën e Kosovës, gjatë procedurave të kontrollimit të dokumentacionit në kufi, një mashkull shtetas i Serbisë (N.V., viti i lindjes 1993), ka ofruar 50 euro zyrtarit policor për të kaluar kufirin më dokumentacion që nuk plotëson kriteret për të kaluar kufirin.
Lidhur me rastin është njoftuar Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, nga hetuesit policorë i dyshuari është intervistuar, si provë materiale është sekuestruar kartëmonedha prej 50 eurove dhe është iniciuar rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘dhënie ryshfeti’. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar. Me aktvendim të prokurorit, i dyshuar dërgohet në ndalim policor deri në 48 orë. /InLajmi/