Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur së është vaksinuar më dozën e 3-të kundër koronavirusit dhe në të njëjtën qendër të vaksinimit ka marr edhe vaksinën kundër gripit sezonal, përcjell InLajmi.
Kurti ka thënë se mundësia për tu vaksinuar më të 2 vaksinat në të njejtën kohë, jep mundesi mbrojtje nga 2 sëmundjet si dhe të mbrojmë vetën dhe të tjerët.


Tutje ai ka shtuar se sidomos tani kur e gjithë bota po përballet me variantin e ri të koronavirusit që sipas tij pritet të vijë në Kosovë, në të njëjtën kohë ka bërë thirrje qytetarëve mbi moshën 18 vjeçe të marrin dozën përforcuese.
Postimi i plotë i tij:
Sot e kam marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër Covid-19 dhe vaksinën kundër gripit sezonal në të njëtën kohë dhe të njëjtën qendër të vaksinimit.
Mundësia për të marrë të 2-ja vaksinat njëkohësisht, na jep mundësinë të mbrohemi nga të 2-ja sëmundjet, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.
Sidomos kur e gjithë bota po përballet me variantin e ri të koronavirusit, i cili pritet shumë shpejt të vijë edhe në Kosovë, është urgjente që të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç të marrin dozën përforcuese të vaksinës sa të kalojnë gjashtë muaj pas marrjes së dozës së 2-të. /InLajmi/




















