Kryetari i Skenderajit, Fadil Nura ka njoftuar se ka emëruar Agron Mehmeti, në krye të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, përcjell InLajmi.
“Gjendja e rëndë në këtë sektor është e papranueshme, shkaqet dhe arsyet nuk mund të jenë të pakalueshme në raport më kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, andaj jemi më së të vendosur për t’i dhënë zgjidhje të duhur”,ka thënë ai.
Sipas Nurës, profesionalizmi, vullneti dhe angazhimi mbi bazën e bashkëpunimit korrekt dhe të ndërsjellët, janë çelësi i suksesit.
Postimi i plotë i tij:
Ditë e re me përgjegjësi të reja!
E gjithë kjo krahas nevojës së menjëhershme për të adresuar nivelin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore.
Gjendja e rëndë në këtë sektor është e papranueshme, shkaqet dhe arsyet nuk mund të jenë të pakalueshme në raport më kërkesat dhe nevojat e qytetareve, andaj jemi më së të vendosur për t’i dhënë zgjidhje të duhur!
Profesionalizmi, vullneti dhe angazhimi mbi bazën e bashkëpunimit korrekt dhe të ndërsjellët, janë çelësi i suksesit.
Të priftë e mbara dhe suksese, Dr.Agron Mehmeti, në krye të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare! /InLajmi/