Gjatë ditës së sotme volejbollistet dhe basketbollistët e Universitetit të Prishtinës (UP), janë shpallur kampionë të Universiadës “Dubrovniku 2021”, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka bërë të ditur Universiteti i Prishtinës, që studentët kosovar në mesin e 8 ekipeve përfaqësuese nga vende të ndryshme të rajonit kanë dal të parët.
Në sportin e volejbollit fituese kanë dal vajzat ndërsa në sportin basketboll fitues kanë dal meshkujt në këtë garë.
Postimi i plotë i Universitetit të Prishtinës:
Volejbollistet dhe basketbollistët e Universitetit të Prishtinës janë shpallur kampionë të Universiadës “Dubrovniku 2021”. Studentët e UP-së, në mesin e 8 ekipeve përfaqësuese nga vende të ndryshme të rajonit, kanë fituar vendet e para në sportin e volejbollit (femrat) dhe basketbollit (meshkujt) në këtë garë. /InLajmi/