6 persona raportohet të kenë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, nga 2.506 testime, kanë rezultuar të infektuar 120 qytetarë , ndërsa 171 të tjerë janë shëruar.
Aktualisht në spitalet për koronavirus, po marrin trajtim 122 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.
Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë- 56. Janë 5.178 pacientë aktivë me koronavirus në të gjithë vendin.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, për 24 orë ka 6 humbje jete pozitiv me virusin korona: një qytetar nga Vlora 38-vjeç, një qytetar nga Pogradeci 68-vjeç, një qytetar nga Elbasani 70-vjeç, një qytetar nga Durrësi 79-vjeç, një qytetar nga Tirana 83-vjeç dhe një qytetar nga Fieri 86-vjeç.
Janë shëruar 171 qytetarë për 24 orë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197.547, transmeton Top Chanel.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 205.897 raste, prej tyre 197.547 janë shëruar, 5.178 janë aktive, ndërsa betejën me infeksionin e rrezikshëm e kanë humbur 3.172.