Drejtoria e Policisë Rajonale në Prizren ka bërë të ditur se është identifikuar një shofer që shkaktoi një aksident në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, më 16 dhjetor, përcjell InLajmi.
I dyshuari A.B., 19 vjeçar, dyshohet se ka goditur me veturën e tij një femër në trotuar, i cili ishte duke u kthyer nga parkingu.
Personi në fjalë u largua nga vendi i ngjarjes, pa i dhënë ndihmë viktimës, e cila pësoi lëndime trupore.
I dyshuari është intervistuar për shkaktimin e aksidentit me lëndime të rënda dhe ikje nga vendi i ngjarjes.
Prokurori i Shtetit ka vendosur që rasti të shkojë në procedurë të rregullt, teksa hetimet po vazhdojnë./InLajmi/