Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka përmendur 4 arsyet se pse qytetarët duhet t’i bashkohen protestës kundër iniciativës kundër “Open Ballkanit”, përcjell InLajmi.
Sipas Berishës një ndër arsyet është se Vuçiq është ministër i Milloshevicit, dhe sipas tij ai ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga Serbia.
Tutje Sali Berisha ka thënë se Ballkani i Hapur është projekt që e rrit dhe forcon Serbinë dhe planet e Serbisë se Madhe andaj nuk duhet lejuar assesi që të konkretizohet.
Ndër të tjera Berisha ka thënë se Rama po bëhet pjesë e këtyre agjendave dhe është bërë një kukull e Vuçiqit, andaj duhet ta ndalim para se të bëhet vonë.
Sipas Berishës, Kosova ka ende plagë të hapura për të cilat Vuçiq është nga përgjegjësit kryesor.
Këto janë 4 arsyet e përmendura nga ish-kryeministri Berisha:
- Vuçiq është ministër i Milloshevicit. Ai akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga Serbia dhe vazhdon të ndjek politikën e shefit të tij!
- Ballkani i Hapur është projekt që e rrit dhe forcon Serbinë dhe planet e Serbisë se Madhe andaj nuk duhet lejuar assesi që të konkretizohet!
- Edi Rama po bëhet pjesë e këtyre agjendave dhe është bërë një kukull e Vuçiqit, andaj duhet ta ndalim para se të bëhet vonë.
- Kosova ka akoma plagë të hapura për të cilat Vuçiq është nga përgjegjësit kryesor. Përveç kësaj, ai edhe mohon krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës në luftë, andaj nuk është i denjë që të pritet në Tiranë e aq më pak që të bashkëpunohet me të. /InLajmi/