Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se sot FSK-ja ka filluar të mbajë ligjërata në shkolla, për rrezikun e përdorimit të mjeteve piroteknike, përcjell InLajmi.
Sipas Mehajt, vetëdijesimi i nxënësve tanë për rrezikun e përdorimit të mjeteve piroteknike është ndër aktivitetet më të rëndësishme në prag të festave të fundvitit.
Tutje Mehaj ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës mbi çdo detyrë ka mbrojtjen e jetës së qytetarëve të vendit pa dallim.
Postimi i plotë i tij:
Vetëdijësimi i nxënësve tanë për rrezikun e përdorimit të mjeteve piroteknike është ndër aktivitetet më të rëndësishme në prag të festave të fundvitit.
Ekspertët tanë për mjetet e pashpërthyera, si në çdo vit vazhdojnë realizimin e ligjëratave vetëdijesuese për përdorimin e mjeteve piroteknike para nxënësve të shkollave fillore të mesme të ulta në mbarë territorin e Kosovës.
Forca e Sigurisë së Kosovës mbi çdo detyrë ka mbrojtjen e jetërave të qytetarëve të vendit pa dallim./InLajmi/