Artane Rizvanolli, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka marrë pjesë në konferencën e nënshkrimit të marrëveshjes më mes të Kosovës dhe Danimarkës për burgjet, raporton InLajmi.
Rizvanolli pa dhënë shumë detaje nga marrëveshja e Kosovës me Danimarkën, njoftoi se përfitimet nga ajo përfshijnë edhe sektorin energjetik të Kosovës.
Ministrja e Ekonomisë tha se marrëveshja e ka fokusin e veçantë në energji.
“Siç e dini, sektori i energjisë përballet me sfida të shumta dhe kjo krizë e fundit energjetike na ka treguar edhe njëherë brishtësinë e sistemit tonë energjetik, megjithëse kjo është një krizë që e ka prekur tërë rajonin dhe Evropën. Kjo na përkujton se sa me rëndësi është që të kemi siguri të furnizimit dhe diversifikim të burimeve të prodhimit të energjisë elektrike”, tha Rizvanolli.
Ndër të tjera ajo tha se Danimarka e cila është ndër shtetet lidere për hulumtim e zhvillim në fsuhën e energjetikës dhe për gjetjen e zgjidhjeve.
“Ta kemi shtetin e Danimarkës në krah në këtë tranzicion energjetik do të jetë tejet e rëndësishme për ne si shtet, prandaj është kënaqësi e veçantë ta kemi këtë marrëveshje, e cila e hap rrugën për një bashkëpunim më të thellë ekonomik”, tha Rizvanolli. /InLajmi/