I pari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur së përkundër ngjarjeve të fundit ka arritur të mbahet bashkëpunimi kulturor në mes të Deçanit e Shkodrës, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se për herë të parë në Kosovë u prezantua festivali i 59-të i Shkodrës, në kuadër të edicionit të 7, ky festival i quajtur “Ardhmëria” është mbajtur në Deçan.
Tutjë ai ka shtuar se ky festival i është dedikuar maestro Kujtim Alisë, dhe ka falënderuar artistët Besiana Mehmeti dhe Shkodran Tolaj.
Postimi i plotë i tij:
Të shtunën me datë 18.12.2021 Pallati i Kulturës në Deçan përkundër ngjarjeve tragjike që ndodhën së fundmi, arriti ta rikthejë fuqishëm një aktivitet të rëndësishëm që krijon ura bashkëpunimi kulturor në mes të Deçanit e Shkodrës.
Në Kosovë për herë të parë, u prezantua festivali i 59-të i Shkodrës në kuadër të edicionit të VII- të, të festivalit “Ardhmëria” në Deçan, këtë dedikuar maestro Kujtim Alisë!
Falenderim artistëve Besiana Mehmeti dhe Shkodran Tolaj! /InLajmi/