I pari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ditën e sotme ka bërë të ditur që është takuar me ish-presidenten e vendit Ahtifete Jahjaga, ku e ka përgëzuar për fondacionin “Jahjaga”, përcjell InLajmi.
Rama ka përgëzuar Jahjagen për angazhimin e vazhdueshëm për të avancuar rolin e gruas në shoqëri, sidomos gjatë iniciativës së fundit në projektin “Shkolla e Nënave” bashkëpunim mes fondacionit dhe OJQ-në “Women without borders”.
Tutje ai shtoi se si kryetar i Prishtinës, vlerëson rëndësinë e këtyre lloj programeve të cilat kanë për qëllim të arrijnë vetëbesim të nënave, dhe përforcimin e rolit të tyre në komunitet.
Postimi i plotë i tij:
E përgëzoj Fondacionin “Jahjaga” për angazhimet e vazhdueshme për ta avancuar rolin e gruas në shoqërinë tonë, e sidomos për iniciativen e fundit të projektit “Shkolla e Nënave” në bashkëpunim me OJQ-në “Women without borders”.
Si Kryetar i Prishtinës, e vlerësoj rëndësinë e këtyre programeve që kanë për qëllim shtimin e vetëbesimit të nënave, dhe përforcimin e rolit të tyre në komunitet, i cili ndikon drejtpërdrejt në krijimin e vetëbesimit të fëmijëve të tyre. /InLajmi/