Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat rreth fluksit në pikat e kalimit kufitar për shkak se gjatë ditëve të fundit, mërgimtarët kanë filluar të vijnë në Kosovë për pushimet dimërore, përcjell InLajmi.
Mëngjesin e së hënës gjendja në pikat kufitare është e qetë dhe pritjet e qytetarëve nuk janë të gjata.
Në bazë të këtyre të dhënave, pritjet në hyrje të pikave kufitare në Kosovë nuk janë më të gjata se 10 minuta.
Njëjtë është edhe në dalje të pikave kufitare, ku pritja më e gjatë thuhet të jetë 5 minuta./InLajmi/