Gjermania nuk do të futet në bllokim përpara Krishtlindjeve edhe pse varianti Omicron përbën një sfidë të madhe për vendin, tha të dielën Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach.
“Jo, ne nuk do të kemi një bllokim si në Holandë para Krishtlindjeve”, tha ai.
“Por në fakt është kështu: Do të kemi një valë të pestë”, tha Lauterbach.
“Ne kemi tejkaluar një numër kritik të personave të infektuar me Omicron. Kështu që kjo valë nuk mund të ndalet plotësisht dhe ne duhet ta luftojmë atë”, shkruan Dpa.
Ndryshe, në Holandë, një bllokim i ashpër hyri në fuqi të dielën në përgjigje të variantit të përhapur me shpejtësi të coronavirusit, transmeton AlsatM.
Pothuajse të gjitha dyqanet, restorantet, objektet kulturore dhe sportive, shkollat dhe parukierët janë mbyllur. Supermarketet dhe farmacitë janë të përjashtuara.