Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar për një sulm fizik në Gjakovë, pasi i dyshuari mashkull, ka goditur ish-bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime t rënda trupore, përcjell InLajmi.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, lidhur me këtë rast.
Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor.
“Gjakovë 19.12.2021-19:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare ish bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.Viktima është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./InLajmi/