Kafshët krijojnë disa struktura të mahnitshme, qoftë kur ndërtojnë vetëm apo në grup, shkruan InLajmi.
Çdo gjë që ndërtojnë ka një qëllim, një fole për të mbajtur të vegjlit, një urë për të shkuar nga një vend në tjetrin apo një çark për të kapur një pre.
Metodat e ndërtimit mund të jenë të ndryshme në varësi të materialeve që mund të gjenden në një habitat të veçantë.
Disa krijesa ndërtojnë konstruksione masive krahasuar me përmasat e tyre. Termitet janë insekte që kanë përmasat e një bizeleje, por termitorët e tyre mund të kenë lartësi mëse 10 metra, që përmasat njerëzore do të ishte një qiellgërvishtës me lartësi më se 2.5 km.
Disa kafshë të tjera që i tejkalojnë përmasat e tyre gërmojnë thellë nën tokë. Qentë e stepës në Teksas të SHBA-së kishin ndërtuar një rrjet tunelesh që mbulonte 60 mijë km² dhe strehonte 400 milionë nga këta brejtës, 20 herë më shumë banorë se në qytetet e mëdha.
Shtëpi të përkryera
Kafshët shpesh i ndërtojnë foletë apo strofujt për të jetuar apo vetëm për një kohë të shkurtër, zakonisht për të rritur të vegjlit. Sjellja e tyre është krejtësisht instiktive por aftësitë dhe teknikat përmirësohen shumë më shumë në praktikë. Foletë mund të ndërtohen me një shumëllojshmëri lëndësh natyrore, si me bar e baltë apo edhe me lëndë nga kafshë të tjera si pendë dhe gëzof.
Banesa e një kastori mund të arrijë deri në 20 metra gjatësi dhe 5 metra lartësi.
Endësi i maskuar (një zog i Afrikës) i kthen gjethet dhe kërcejtë në rripa, të cilët pastaj i thur me delikatesë për të krijuar folenë në formë topi apo shisheje të rrumbullakët. /InLajmi/
Burimi: Discovery Channel