• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 27 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Mustafa: Kosova nuk mund ta arrijë ndonjë njohje, në krye me Vjosa Osmanin

J G nga J G
19 December 2021
në KRYESORE
0 0
0
Mustafa: Kosova nuk mund ta arrijë ndonjë njohje, në krye me Vjosa Osmanin
0
SHPERNDARJE
26
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë fjalimit të saj që mbajti ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, ndër të tjerash e ka cilësuar si anti-Kushtetues moratoriumin një-vjeçar të dalë nga Marrëveshja e Washingtonit, gjë që kufizonte aplikimin e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Edhe pas kalimit të afatit të këtij moratoriumi, Kosova nuk është se ka arritur të futet në ndonjë organizatë ndërkombëtare.

Deklarata e Osmanit se ky moratorium ka cënuar rendin Kushtetues të Kosovës, ka nxitur reagime nga opozita të cilët kanë theksuar se moratoriumi ka dalë nga Marrëveshja e Washingtonit, e cila është nënshkruar nga pala kosovare dhe ajo serbe në SHBA.

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se njohjet nga shtetet e veçanta dhe anëtarësimet në organizata ndërkombëtare, Kosova i ka marrë falë angazhimit të SHBA-ve, andaj pa SHBA-të, Mustafa ka deklaruar se Kosova s’do të ishte askund.

“Është fakt të cilin e dimë të gjithë, se njohjet nga shtetet e veçanta dhe anëtarësimet në organizata ndërkombëtare i kemi marrë falë angazhimit të SHBA-ve. Gjithëherë janë bërë në koordinim dhe konsultim me SHBA-të. Pa SHBA-të s’do ishim askund. Dikush mund të shet mend se ngrirja e aplikimeve për anëtarësim në organizata ndërkombërare për një vit, sipas Marrëveshjes së arritur në Zyrën Ovale në Washington, ka rrezikuar rendin kushtetues të Kosovës, por këtë e vlerësoj deklaratë të kotë. Boshe. Sepse askush s’na ka pritur në rend të anëtarësohemi dhe se institucionet e Kosovës edhe pas kalimit formal të afatit të moratoriumit nuk kanë aplikuar për anëtarësim”, ka deklaruar Mustafa.

Tutje, ai ka thënë se deklarata të tilla s’janë asgjë tjetër veç se pasojë e inateve dhe mosdurimeve të brendshme.

Mustafa ka thënë se këto lloj deklarata dëmtojnë partneritetin e Kosovës me SHBA-të, të cilat angazhohen për implementimin e Marrëveshjes.

“SHBA-të janë shtet lider botëror që veprojnë mbi baza të interesave globale dhe të demokracisë botërore. E njohin shumë më mirë edhe Kushtetutën e Kosovës. Këtë do duhej ta dinin edhe juniorët që momentalisht janë në krye të institucioneve të vendit tonë, e të mos lëshojnë cilësime të tilla. Por, nëse dikush është i bindur se Kosova mund të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare pa përkrahje të Amerikës, le të provojë. Në qoftë se vlerëson se është rrezikuar rendi kushtetues, e ka për obligim ta mbrojë Kushtetutën. Prej kujt? Në këtë rast po del, prej aleatit tonë strategjik që ishte vendimtar ta bëjmë shtetin e Kosovës. Unë dyshoj që Kosovën do të mund ta anëtarësojnë në organizata ndërkombëtare liderët që çdo ditë e më shumë po e izolojnë Kosovën. As të arrijnë ndonjë njohje të re, për fat të keq! Letrat dhe mikrofonat durojnë çdo gjë; deklarime të mençura e të pamençura, por logjika e shëndoshë nuk i duron të gjitha”, ka thënë Mustafa për lajmi.net.

Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Washingtonit në Shtëpinë e Bardhë, Kosova ishte pajtuar për një moratorium 1 vjeçar për të mos lobuar për njohje të reja dhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, derisa Serbia ishte pajtuar të ndalonte fushatën agresive kundër Kosovës.

Tags: Isa MustafaNjohje të rejaSHBAVjosa Osmani
Postimi i mëparshëm

Protesta në Bruksel kundër masave anti-Covid

Postimi tjetër

Babadimrat shfaqen në Sofje me motoçikletë, për një gjest human

Të ngjajshme Postime

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit
KRYESORE

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

26 September 2025
Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë
KRYESORE

Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

26 September 2025
Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet
KRYESORE

Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

25 September 2025
Ismaili i bindur për fitoren në Prishtinë: Mbështetja do të jetë qytetare, jo partiake
KRYESORE

Ismaili i bindur për fitoren në Prishtinë: Mbështetja do të jetë qytetare, jo partiake

25 September 2025
Fushata zgjedhore: Mbi 20 mijë euro gjoba për kandidatë e parti politike
KRYESORE

Fushata zgjedhore: Mbi 20 mijë euro gjoba për kandidatë e parti politike

25 September 2025
Rohde: Të merret seriozisht dialogu, Kosova ta formojë qeverinë e re
KRYESORE

Rohde: Të merret seriozisht dialogu, Kosova ta formojë qeverinë e re

25 September 2025
Postimi tjetër
Babadimrat shfaqen në Sofje me motoçikletë, për një gjest human

Babadimrat shfaqen në Sofje me motoçikletë, për një gjest human

Lajmet e fundit

Luiz Ejlli ngushëllon familjen e Gjestit gjatë varrimit

Luiz Ejlli ngushëllon familjen e Gjestit gjatë varrimit

27 September 2025
Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

26 September 2025
Largohet shtylla elektrike rreth 25 metra e lartë nga “Transiti i ri” në Prizren

Largohet shtylla elektrike rreth 25 metra e lartë nga “Transiti i ri” në Prizren

26 September 2025
Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

26 September 2025
Një botë e veçantë arti

Një botë e veçantë arti

26 September 2025
Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm

Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm

26 September 2025
Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

25 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu