Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri nuk do të marrë pjesë në protestën e nesërme të organizuar në Tiranë, kundër vizitës së Aleksandar Vuçiq dhe idesë ”Ballkani i Hapur”.
Kështu kanë bërë të ditur për Klankosova.tv, nga qendra e kësaj lëvizjeje në Tiranë.
”Qendra e Lëvizjes në Shqipëri nuk ka planifikuar aktivitet në ditën e nesërme me rastin e sipërpërmendur”, është përgjigjia e tyre kur janë pyetur nëse do i bashkohen protestës.
Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka paralajmëruar protestë përballë kryeministrisë në Shqipëri, për të hënën në ora 16:00.
Sipas Berishës kjo protestë do të bëhet kundër vjedhjes së inceneratorëve dhe paktit antikombëtar Rama-Vuçiq.
Mbledhja e protestuesve do të bëhet te selia e Partisë Demokratike, e pastaj për t’u nisur së bashku drejt kryeministrisë shqiptare.
Tirana do të jetë qyteti mikpritës për takimin e radhës së Ballkanit të Hapur, që kësaj here veç Këshillit të Atlantikun do të përfshihet edhe Komisioni Europian.