Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 19 dhjetor.
19 dhjetor 1957 – Samiti i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) në Paris miratoi vendosjen e raketave bërthamore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në shtetet e Evropës si masë ndaj kërcënimeve në rritje të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS). Me këtë vendim filloi ngritja e bazave ushtarake amerikane të përhershme në Evropë dhe sidomos në Republikën Federale të Gjermanisë.
19 dhjetor 1987 – Mundësi Naim Suleymanoglu, i cili u arratis nga Bullgaria dhe mori azil në Turqi, garoi për herë të parë nën flamurin turk në Turneun Republikan Ndërkombëtar të Mundjes, një organizim i Federatës Turke të Mundjes (TGF). Në këtë turne, që më pas do të merrte emrin e tij dhe do të përfshihej në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Mundjes (IWF), Suleymanoglu rinovoi rekordet botërore që ai vetë kishte vendosur në stilin e shkëputjes, atë të shtytjes dhe në dygarësh.
19 dhjetor 1992– Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 23 vende të tjera ndërhynë në Somali me Operacionin “Rikthimi i Shpresës” për t’i dhënë fund luftës civile në vendin afrikan. Ky operacion, mbështetur nga Turqia fillimisht politikisht dhe më pas ushtarakisht gjithashtu, u krye nën ombrellën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Por në një bastisje për kapjen e gjeneralit somalez Aidid dhe 3 ndihmësve kryesorë të tij, 17 ushtarë amerikanë humbën jetën, 77 të tjerë u plagosën dhe 1 u kap rob. Pas kësaj ngjarjeje, Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, urdhëroi tërheqjen e trupave amerikane nga Somalia.