Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka reaguar pasi që Driton Kuka është zgjedhur trajneri më i mirë i xhudos për vitin 2021, përcjell InLajmi.
Nga Ministria e Kulturës kanë thënë se ky lajm është fantastik, dhe sipas tyre ky është një sukses i madh dhe i merituar.
Ministria e Kulturës ka falënderuar Driton Kukën për punën dhe i kanë shprehur urime.
Postimi i plotë nga Ministria e Kulturës në Kosovë:
Një lajm fantastik
Driton Kuka është zgjedhur trajneri më i mirë i vitit në botë në sportin e xhudos.
Është Federata Ndërkombëtare e Xhudos që e ka shpallur Kukën më të mirin, sipas një votimi të hapur në faqen e saj zyrtare.
Një sukses i madh dhe i merituar.
Faleminderit për punën dhe shumë urime Driton Toni Kuka /InLajmi/