Varianti Omicron po “përhapet me shpejtësinë e dritës” në Evropë dhe ka të ngjarë të bëhet dominues në Francë nga fillimi i vitit të ardhshëm, ka paralajmëruar kryeministri francez Jean Castex.
Ai foli të premten në mbrëmje, disa orë përpara se Franca të vendoste kufizime të rrepta udhëtimi për ata që hynin nga Mbretëria e Bashkuar.
Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka qenë më e goditura në rajon, me afro 15 mijë raste të konfirmuara të Omicronin vetëm gjatë ditës së djeshme
Në të gjithë kontinentin, zyrtarët shëndetësorë po përgatiten për një valë infeksionesh, raporton bbc.
Kufizime shtesë u njoftuan në Gjermani, Republikën e Irlandës dhe Holandën të Premten, ndërsa qeveritë kërkojnë të frenojnë valën, transmeton Telegrafi
Evropa ka parë tashmë më shumë se 89 milionë raste dhe 1.5 milionë vdekje të lidhura me koronavirusin, sipas shifrave të fundit të BE-së.