Në QKUK, gjegjësisht në Klinikën e Emergjencës është raportuar nga Policia e Kosovës se një grua ka ndërruar jetë, derisa sipas bashkëshortit të së ndjerës ajo ka ndërruar jetë nga mostrajtimi i duhur në spital, përcjell InLajmi.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh, derisa rasti është nën hetime.
“Sipas ankuesit mashkull kosovar gruaja e tij kishte ndërruar jetë si shkak i mostrajtimit të duhur nga ana e mjekëve. Sipas ankuesit, viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në fshatin Rogaçicë pasi që ishte me grip sezonal dhe pas marrjes se një ampule (gjilpëre) kishte pësuar arrest kardiak-shok”,bëhet me dije në njoftimin e Policisë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Prishtinë 16.12.2021 – 20:20. Nga Emergjenca QKUK është raportuar se viktima femër kosovare kishte ndërruar jetë.
Sipas ankuesit mashkull kosovar gruaja e tij kishte ndërruar jetë si shkak i mostrajtimit të duhur nga ana e mjekëve.
Sipas ankuesit, viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në fshatin Rogaçicë pasi që ishte me grip sezonal dhe pas marrjes se një ampule (gjilpëre) kishte pësuar arrest kardiak-shok. Rasti nën hetime./InLajmi/