Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka është shpallur trajneri më i mirë i vitit në botë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, për të cilin kishin votuar tifozët, përcjell InLajmi.
Menjëherë pas tij, xhudistja e vitit në botë u shpall kosovarja, Distria Krasniqi.
Pas kësaj, Driton Kuka ka shkruar se janë votuar nga mbarë bota dhe sipas tij populli shqiptar ishte me ta më shumë se krejt.
Kuka gjithashtu është shprehur shumë i gëzuar, duke thënë se jo për vetën por për nxnësit e tij.
Driton Kuka ka thënë se falënderon qindra njerëz për ardhjen e tyre në këtë nivel.
Së fundmi trajneri Kuka ka shkruar “O sa mirë me qenë Shqiptar…”.
Postimi i plotë i tij:
IJF na nominoj!
Dhe sonte edhe zyrtarisht fituam titujt e më të mirëve në Botë për 2021!
U votuam nga mbarë Bota por …
Populli Shqiptar ishte me ne më shumë se krejt!
Sa shumë jam sonte i gëzuar jo për veten time ose nxanësen time por për çdo Shqiptar që ishte me ne këto ditë.
Sonte do doja të falenderoj me qindra njerëz për ardhjen tonë në këto nivele.
Sylen që më mori si fmi nga rruga e më dërgoj në tatamit e judos,gjenerata të tëra të xhudos që spatën rastin të dëshmohen!
Majlindes,Disit e Nores që arritën kulmin!
Agronit e Fatosit që çdo ditë me orë të têra flasim për të ecur tutje!
Ekipit tonë që frymon si familje tash e shumë dekada.
Të gjithë komunitetit sportiv,mediave që edhe në zhgënjimet në arena sportive ishin me ne!
Dhe në fund …
O sa mirë me qenë Shqiptar … /InLajmi/