Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se ka filluar të vërehet kursimi i energjisë elektrike nga qytetarët, përcjell InLajmi.
Rizvanolli thotë se kanë pasur efekt thirrjet për kursimin e energjisë elektrike, ku sipas KOSTT menjëherë ditën e martë kulmi i konsumit ka kaluar në 1.3 GË, që zakonisht ndodh gjatë ditës ka rezultuar të jetë zhvendosur në orën 23:00.
Sipas saj tarifa është 57% më e lirë gjatë konsumit të ënërgjisë në ora 23:00, e kjo ka vazhduar njësoj edhe ditët pasuese të mërkurën dhe të enjten, ajo veç tjerash ka falënderuar qytetarët për mobilizim.
Postimi i plotë i saj:
Efekti i thirrjeve për kursim e racionalizim të konsumit të energjisë elektrike veç ka filluar të vërehet.
Sipas KOSTT, menjëherë të martën kulmi (peak) i konsumit (1.3 GË), që zakonisht ndodh gjatë ditës, është zhvendosur në orën 23:00.
Ky trend i kulmit të konsumit në ora 23:00 (gjatë tarifës së ulët) kur tarifa është 57% më e lirë, ka vazhduar edhe të mërkurën dhe të enjten!
Ju falemnderit të gjithëve! /InLajmi/