Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin për kryetar të Komunës së Dragashit, ku zyrtarisht Bexhet Xheladini nga LDK i ka fituar zgjedhjet komunale në këtë komunë, raporton InLajmi.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur se nuk është bërë asnjë ankesë gjatë afatit 24-orësh, në PZAP.
“Me 9 vota për certifikohet rezultati për kryetar komune në Dragash ku Bexhet Xheladini është zgjedhur kryetar i kësaj komune. E kemi pranuar prej PZAP-it shkresën që nuk ka pasur ankesa lidhur komunën e Dragashit”, ka thënë kryetari i KQZ-së.
Gjithashtu eshtë bërë edhe zëvendësimi i 15 asamblistëve, të cilët janë dorëhequr për arsye të ndryshme./InLajmi/