• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 16 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Ish-ministrat e Kosovës flasin për krizën energjetike, tregojnë disa zgjidhje

J G nga J G
17 December 2021
në Kosovë
0 0
0
Ish-ministrat e Kosovës flasin për krizën energjetike, tregojnë disa zgjidhje
0
SHPERNDARJE
80
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kriza energjetike tashmë ka përfshirë Evropën.

E, nga kjo krizë nuk ka shpëtuar as shteti i Kosovës.

Njëjtë si vendet e tjera, në situatë të vështirë gjendet edhe Kosova.

Vetëm gjatë muajit nëntor-dhjetor, importi i energjisë elektrike i ka kushtuar shtetit mbi 12 milionë euro.

Shifër kjo që sipas ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli ishte planifikuar për gjithë vitin.

Por, cila është zgjidhja e problemit për të dalë nga kjo krizë.

Ish-ministri i Energjetikës Çeku: Për të dal nga kriza energjetike, duhet ndërtimi i blloqeve të reja

Ish-ministri i Energjetikës, Ethem Çeku për FrontOnline ka thënë se shpëtimi nga kjo situatë është ndërtimi i termocentraleve të reja.

“Është një situatë e vështirë sepse Kosova nuk ka bërë investime në sektorin e energjisë, nuk kemi ndërtime të reja, s’ka asnjë bllok të ri Kosova. Sipas bindjes time Qeveria e Kosovës duhet të fillojë urgjentisht të krijojë mundësi për ndërtimin e blloqeve të reja, janë kry studimet , janë bërë të gjitha ekspertizat, duhet të gjejnë mundësi, kapital financiar që të fillojë të ndërtojë ndonjë bllok të ri të termocentraleve për prodhimin e energjisë”, është shprehur Çeku.

Ai ka thënë se duhet të hapen dyert që të ketë investitorë edhe në fushat alternative në hidro, në energji solare e në atë të erës.

Ish-ministri Çeku: Për energjinë, Kosova duhet të bashkëpunoj me Shqipërinë

Ish-ministri Çeku ka thënë se Kosova në këtë drejtim për të siguruar energji të mjaftueshme duhet të bashkëpunojë me shtetin fqinj, Shqipërinë.

Çeku ka treguar edhe mënyrën se si duhet të ndodhë ky bashkëpunim.

“Çështja tjetër është që duhet të bashkëpunojmë me Shqipërinë sepse ata kanë mundësinë në hidro dhe të shkëmbejmë energjinë mes Shqipërisë dhe Kosovës, kur ne kemi gjatë verës tepricë të energjisë mund t’ia ofrojmë Shqipërisë, ndërsa Shqipëria të na ofron gjatë periudhës së dimrit”, ka deklaruar ish-ministri Çeku.

Ai ka folur edhe për propozimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve të nevojshme për mbulimin e importit të energjisë elektrike.

Sipas tij, kjo është vetëm zgjidhje e përkohshme.

“Kjo është vetëm zgjidhje e përkohshme, e momenti sepse nuk mund të mbahet Kosova me energji të blemë vazhdimisht për shkak të kostos se shtrenjtë të çmimit të blerjes. Është shumë i shtrenjtë çmimi. Ndërhyrjen që e ka bërë Qeveria për momentin është e duhur sepse nuk ka zgjidhej tjetër, por këto janë shumë të përkohshme, sepse edhe në tregjet e rajonit mungon energjia. Të gjitha shtetet kanë ngrit kapacitetet, vetëm Kosova nuk ka ngrit kapacitete të reja. Buxheti i Kosovës nuk mund të mbulon shpenzimet e konsumatorëve duke blerë vazhdimisht energji, duhet të koncentrohemi në prodhimin e energjisë vendore”, është shprehur Çeku.

Ish-ministri Lluka: Kosova nuk ka alterantiva për ta zbutur krizën energjetike

Për krizën energjetike, ka folur edhe ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Sipas tij, rritja e tarifave duhet të shihet si një masë e jashtëzakonshme dhe duhet të realizohet por duke mos u ngarkuar buxheti i Kosovës.

Lluka, ka përmendur edhe disa zgjidhje afatshkurta deri në përmirësim të situatës.

“Zgjidhjet afatshkurte janë: 1. Vazhdimi i subvencionimit me buxhetin e Kosovë, 2. Rritja e tarifave për të lehtësuar ngarkesën në buxhet, 3. Stimulimi i qytetarëve për të ulur konsumin e energjisë, sidomos në kohën e pikut, si dhe 4. Në rastin më të keq, kthimi i reduktimeve të furnizimit me energji për qytetarët”, ka deklaruar ai.

Kurse, ka treguar se cila mund të jetë zgjidhja e problemet për një kohë afatgjatë dhe afatmesme.

“Zgjidhja e problemit është afatmesme dhe afatgjate që kërkon investim dhe fokus të madh nga institucionet, pra duhet të jetë prioritet si sektor. Me investim, nënkupton, diversifikimi i burimeve energjetike, rritja e investimeve në efiçiencë, lehtësimi i procedurave për instalimin e paneleve solare për vetkonsum me mundësi të shfrytëzimit të rrjetit për deponim të tepricave, rritja e licencave të energjisë me diell dhe erë, mbyllja e termocentralit A dhe rehabilitimi e zgjerimi i termocentralit B, që nënkupton gjithashtu trefishimin e kapaciteteve kogjeneruese për ngrohtoren e qytetit, rrjedhimisht rritjen e investimeve në ngrohtore të Prishtinës për zgjerim më agresiv të rrjetit, si dhe investime ne ngrohtore në qytete tjera përmes biomasës”, ka shtuar Lluka.

Ish-ministri Valdrin Lluka: Subvencionimi i importit të energjisë është masë afatshkurte

Për subvencionimin e një pjese të importit të energjisë nga Qeveria, ish-ministri Valdrin Lluka ka deklaruar se kjo gjë aplikohet vetëm në kohë krizash.

“Subvencionimi i importit të energjisë është metodë standarde që aplikohet nga shumë qeveri në kohë krizash të tilla, dhe normalisht është masë afatshkurte. Një gjë të tillë është duke e vlerësuar edhe shteti i Norvegjisë. Mirëpo, shumë shtete janë prekur më pak nga kriza, në proporcion me madhësinë e ekonomisë që kemi, për shkak se shumica e shteteve kanë mekanizma mbrojtës më të mirë për raste të tilla. Në krizën ku ndodhemi sot, Kosova nuk ka alternativa për të zbutur krizën, prandaj edhe qeveria duhet të mos humb fokus në zgjidhjen e problemeve afatmesme dhe afatgjata”, është shprehur Lluka.

Njohësi i fushës së energjetikës: Subvencionimi i importit të energjisë, zgjidhje e detyrueshme

Njohësi i fushës së energjetikës, Agron Dida në një prononcim, thotë se zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza energjetike është kursimi i saj nga ana e qytetarëve.

Kurse, subvencionimi i importit të energjisë nga Qeveria, sipas tij është zgjidhje afatmesme dhe e detyrueshme.

“Kjo nuk është zgjidhje afatgjate, kjo është zgjidhje afatmesme dhe e detyrueshme do të thotë është detyru me bë këtë hap për arsye se kjo që ka ndodhur nuk ka qenë në mundësi të kontrollohet prej Qeveris. Kjo ka ndodhë për shkak të krizës që ka kapluar gjithë Evropën për shkak të zvogëlimit të dukshëm të eksporteve të gazit në Evropë”, ka deklaruar ai.

Dida, deklaron se ka pak shpresa që problemi i krizës energjetike të zgjidhet shpejtë.

“Unë sa po e shoh si janë duke shkuar gjërat, burimi i kësaj krize po mbetet pa shpresa që shpejtë të zgjidhet problemi në mes mosmarrëveshjes dhe acarimeve që po bëhen në mes të fuqive të mëdha Evropës dhe Amerikës dhe Rusisë. Ne duhet të jemi të përgatitur që ta përballojmë këtë gjendje me aq sa mundemi, Prandaj po them është në dorën e qytetarëve që ta kursejnë sepse nuk ka zgjidhje të shpejtë momentalisht”, ka thënë Dida.

Ditë më parë Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se ka pranuar të shqyrtojë tarifat e energjisë elektrike.

Krejt kjo për të reflektuar çmimet e ngritura të importit si pasojë e krizës globale të çmimeve të energjisë, me kërkesë të KEDS-it dhe KESCO-s.

E, kërkesa e KEDS-it, është që tarifat e energjisë elektrike të rriten për 7% në muajt e ardhshëm.

Tags: Energjia elektrikeEthem ÇekuZERRE
Postimi i mëparshëm

Dizajnerja e video-lojërave tregon arsyen pse u largua nga Kosova

Postimi tjetër

Ja cilat janë 3 amendamentet e Musliu-Shoshit që nuk u votuan në Kuvend e Kosovës

Të ngjajshme Postime

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna
Kosovë

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

16 October 2025
Mot me vranësira e intervale kohore me diell
Kosovë

Në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira të shpeshta

29 September 2025
Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë
Kosovë

Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë

28 September 2025
Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta
Kosovë

Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

28 September 2025
Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë
Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024
Kosovë

548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

25 September 2025
Postimi tjetër
Ja cilat janë 3 amendamentet e Musliu-Shoshit që nuk u votuan në Kuvend e Kosovës

Ja cilat janë 3 amendamentet e Musliu-Shoshit që nuk u votuan në Kuvend e Kosovës

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu