Një i ri ka ndërruar jetë sot në bjeshkët e Pobërgjes, shkruan InLajmi.
Këtë e ka bë me dije për Gazetën InLajmi, drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha.
“Sot rreth orës 13:00 e kemi pranuar një telefonatë për një rast dhe me të marrë lajmin kemi shkuar në vendin e ngjarjes dhe kemi konstatuar vdekjen e të riut I.T i lindur në vitin 1986. I riu ka ndërruar jetë menjëherë pasi që i ka ra një lis në kokë”, ka bërë me dije, Berisha.
Ndryshe, sot jetën në po të njëjtën komunë e ka humbur edhe një i ri i cili është gjetur i djegur në shtëpinë e tij./InLajmi/