Policia e Kosovës njofton se janë helmuar 7 persona nga ushqimi në një lokal në Prizren, përcjell InLajmi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, ekipa e ndihmës së shpejtë dhe inspektorët sanitarë.
Sipas policisë, personat e helmuar janë dërguar në Spitalin e Prizrenit.
Ndërsa lokali ku janë shërbyer me ushqim është mbyllur nga inspektorët sanitar.
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Prizren, 16.12.2021 – 09:30.Raportohet se shtatë persona dyshohet se janë helmuar me ushqim, Njësitë relevante policore, një ekipe e ndihmës së shpejtë dhe inspektorët sanitarë kanë dal në vendin e ngjarjes. Personat e helmuar janë dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor, ndërsa lokali ku janë shërbyer me ushqim është mbyllur nga inspektorët sanitar. Rasti vazhdon të hetohet./InLajmi/