Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot nga Kosova janë larguar 79 refugjatë afganë, përcjell InLajmi.
MPB-ja bënë me dije se refugjatët destinacion do ta kenë SHBA-në.
“Sot i përcollëm 79 miqtë tanë afganë që u larguan nga Kosova për në SHBA këtë mëngjes. Ne po punojmë me partnerin tone USEmbPristina, për t’u siguruar që mysafirët tanë në Camp Liya, të kalojnë sa më mirë derisa janë në vendin tonë dhe të jenë në gjendje të fillojnë jetën e tyre të re sa më shpejt të jetë e mundur në Amerikë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Punëve të Brendshme:
Sot i përcollëm 79 miqtë tanë afganë që u larguan nga Kosova për në SHBA këtë mëngjes. Ne po punojmë me partnerin tonë @USEmbPristina, për t’u siguruar që mysafirët tanë në Camp Liya, të kalojnë sa më mirë derisa janë në vendin tonë dhe të jenë në gjendje të fillojnë jetën e tyre të re sa më shpejt të jetë e mundur në Amerikë.
Mirupafshim dhe ju dëshirojmë gjithë të mirat duke shpresuar të dëgjojmë përsëri nga ju!
🇽🇰🇺🇸🇽🇰🇺🇸 🇽🇰🇺🇸🇽🇰🇺🇸 🇽🇰🇺🇸🇽🇰🇺🇸 🇽🇰🇺🇸🇽🇰🇺🇸/InLajmi/