Policia e Kosovës, ka njoftuar se brenda ditës janë shqiptuar 331 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i respektuan masat anti-Covid, përcjell InLajmi.
Sipas këtyre masave, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë në fuqi nga mesnata deri në orën 05:00, ndërsa mbajtja e maskës vazhdon të jetë e detyrueshme.
Orari i gastronomisë vazhdon të jetë i njëjti. Këtij sektori i lejohet të punojë deri në ora 23:00, ndërsa muzika i ndalohet pas orës 21:30.
Klubet e natës dhe organizimi i ahengjeve vazhdon të jetë i ndaluar./InLajmi/