Një përleshje ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në rrugën “Ibrahim Lutfiu” gjegjësisht në shkollën e mesme “Sami Frashëri”, përcjell InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën InLajmi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Rajoni i Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka folur në detaje lidhur me këtë rast.
“Rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një rrahje të ndodhur në rrugën “Ibrahim Lutfiu” respektivisht në shkollën “Sami Frashëri” në Prishtinë.
Nga informatat e para dyshohet për një përleshje në mes të disa personave që dyshohet të jetë nxënës shkolle ku së paku njeri nga ta ka marrë lëndime dhe është transferuar për në QKUK për trajtim mjekësor”,ka njoftuar Borovci.
Ndryshe, siç njoftoi ai Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin./InLajmi/