Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq do ta vizitojë Tiranën më 20 dhe 21 dhjetor në kuadër të iniciativës rajonale ‘Open Balkan’.
Takimi do të organizohet nga kryeministri Edi Rama derisa do të do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.
Takimi paraprak i “Open Balkan” është mbajtur në nëntor në Beograd dhe në atë takim Vuçiq pat deklaruar se në takimin e radhës në Tiranë do të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi lidhur me lejet e punës, shkruan b92.
Marrëveshja nënkupton lejen e punës që lëshohet nga 3 shtetet pjesëmarrëse të “Open Balkan” dhe do të jetë valide në Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni të Veriut, transmeton Gazeta Metro.
Kujtojmë që Kosova i ka thënë jo kësaj iniciative, derisa SHBA-të e kanë mbështetur.