4 persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë tha se në 2.396 testime, kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 301 qytetarë, në këto bashki:
101 në Tiranë, nga 20 qytetarë në Fier, Vlorë, nga 14 qytetarë në Durrës, Lushnje, 11 në Elbasan, 10 në Berat, 9 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Kamëz, Kavajë, Mallakastër, Sarandë, 7 në Vorë, nga 6 qytetarë në Përmet, Tepelenë, nga 5 qytetarë në Selenicë, Krujë, nga 4 qytetarë në Tropojë, Dibër, nga 3 qytetarë në Dimal, Korçë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Mirditë, Kurbin, Shijak, Mat, Gramsh, nga 1 qytetar në Skrapar, Devoll, Pogradec, Memaliaj, Këlcyrë, Finiq, Divjakë, Patos, Roskovec, Lezhë, Has, Kukës, Pukë, Vau i Dejës.
Në të gjithë vendin janë 5.474 pacientë aktivë me COVID-19.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 125 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar, përcjell Euronews Albania.
Statistika (16 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 301
Të shëruar në 24 orë 463
Të shtruar në spitale 125
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2.396