Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 36 pacientë po trajtohen në spitalet rajonale dhe klinikat Covid-19, të QKUK-së , përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të SHSKUK-së, 8 pacientë janë të konfirmuar me koronavirus pozitiv dhe 28 të tjerë post-Covid.
Nga numri i përgjithshëm të pacientëve, 11 pacientë janë me oksigjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 1 pacientë/InLajmi/