Të gjithë kemi dëgjuar shumë herë për 7 Mrekullitë e Botës se Lashtë nga guida e lashtë turistike, historianë të ndryshëm nuk bien dakord se cilat monumente ishin në listë dhe madje se sa ekzistonin në të vërtetë, dhe kjo mund të mos mirrët vesh me kurrë, sepse prej gjithë tyre sot vetëm Piramida e Madhe ka rezistuar akoma në këmbë, shkruan InLajmi.
Babilon, kryeqyteti i Mesopotamisë së lashtë që sot njihet si Iraku i Jugut, gjatë kohës se sundimit të mbretëreshës Samuramat dhe të mbretit Nebukadezar kanë gëzuar kopshte të mrekullueshme me tarraca, ku sipas përshkrimeve ato ujiteshin me anë të nju sistemi të ndërlikuar pompash dhe kanalesh që e sillnin ujin nga lumi Eufrat, këto kopshte ishin pjesë e pallatit mbretëror, vend i caktuar për të kaluar kohën e lirë.
Piramida e madhe e Gizas në Egjipt pranë Kajros, sipas legjendës kjo është një varr masiv prej guri, që është ndertuar gjatë sundimit të mbretit Kfufu me përmasa 145 metra e lartë dhe me bazë 230 metra katror.
Shtatorja e Zeusit në Olimpia, Peloponez të Greqisë, statuja gjigante prej ari dhe fildishi është ndërtuar nga skulptori Fidias rreth 430 para erës sonë, më përmasa 12 metra e lartë, meqë lojërat olimpike kishin rëndësi të madhe fetare, kompleksi sportiv e zbukuronte një tempull, mbreti i perëndive. Në statujë Zeusi tregohet i ulur dhe të krijon përshtypjen se po të ngrihej në këmbë, do ta shpërthente çatinë.
Tempulli i Artemidës në Turqinë e sotme, i ndërtuar me mermer të bardhë të ndritshëm, ishte plot me vepra e arti, ishte ndërtuar nga mbreti Kreso i Lidias, rreth 110 metra i gjatë dhe 55 metra i gjerë, Artemida e njohur gjithashtu si Diana ishte një perëndeshë e lashtë e hënës, ky tempull u shkatërrua, u rindërtua por u bë rrafsh me tokë pra nuk i rezistoi kohës./InLajmi/
Burimi: Discovery Channel