Policia e Kosovës ka arrestuar një person i dyshuar për disa raste të vjedhjeve, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë personi me inicialet A.H i moshës 20 vjeçe, është i dyshuari konkretisht mbi 10 raste.
Rastet thuhet se janë kryer në periudha të ndryshme dhe në lokacione të ndryshme, por kryesisht në rajonin e Prishtinës.
Personi i dyshuar është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, kurse hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet për të cilat dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.
Postimi i plotë i tij:
Arrestohet një person i dyshuar për disa raste të vjedhjeve
Prishtinë, 16 dhjetor 2021 – Sot nga njësiti i hetimeve të stacionit Qenda në Pishtinë, është arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhjeve (dyshohet për mbi 10 raste).
Rastet kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.
Puna e hetuesve të stacionit policor Qendra, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar:
-A.H . mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari./InLajmi/