Këngëtari i njohur shqiptar, Noizy është arrestuar mbrëmë në pikën kufitare në Vermicë nga Policia e Kosovës, përcjell InLajmi.
Lajmin për Gazetën Online InLajmi, e ka konfimuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Arrestimi i tij është bërë për shkak se ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë e gjykatës.
Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Shoqërohet një person me urdhëresë të gjykatës Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale./InLajmi/