Mallërat e Kosovës janë bllokuar nga Serbia në pikat kufitare në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë, përcjell InLajmi.
Ky lajm ka qarkulluar në medie sot, derisa lidhur me këtë rast zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci në një prononcim të shkurtër për Gazetën InLajmi ka njoftuar se sa i përket Doganës nuk kanë asnjë mall të kthyer.
“Sa i përket Doganës, s’kemi asnjë informatë se kemi mall të kthyer për procedurë”,tha shkurt Stavileci.
Ndryshe, në medie është bërë me dije se eksportuesit kosovarë që po i dërgonin mallrat e tyre në Gjermani dhe Zvicër nuk janë lejuar të kalojnë as transit. /InLajmi/