Një kostum hapësinor është më shumë se një veshje pune, ai është një sistem mbijetese, shkruan InLajmi. Çka do të ndodhë po të mbeteshin jashtë në hapësirë astronautët pa ndonjë mbrojtje
Sipas teoricientëve ata do i humbisnin ndjenjat brenda 15 sekondave dhe të gjitha lëngjet që posedon trupi i tyre do të avullonin si flluska e do të ngrinin. Një kostum hapësinor mund të furnizoj me oksigjen, por ai edhe mbron astronautin nga zbrazëtia e hapësirës, nga temperaturat qe arrijnë nga 121 grad celsius deri në -156 grad celsius, si dhe nga grimcat meteorike. Shquhen 2 tipe kostumesh hapësinore: njëri përdoret gjatë ngritjes e rikthimit të anijes, ndërsa tjetri për daljet në hapësirë.
Kostumi që theu rekorde:
Kostumi i parë nën trysni është veshur nga aviatori amerikan Wiley Post, që theu rekordin në 1934. Ai mendoi se mund të fluturonte më shpejt po të fluturonte më lart, prandaj ai veshi një kostum nën trysni që të fluturonte më gjatë në ajër të rralluar. Kostumi ishte bërë prej gome të mbuluar me pambuk, kishte një kaskë metalike dhe një furnizues oksigjeni. Kostumi ishte prodhuar nga B.F. Goodrich, e që më vonë përgatiti kostumet hapësinore të astronautëve të Mercury-t.
Si vishet një kostum hapësinor:
Së pari këmbët, për të veshur një kostum që ftohet e ventilohet me lëngje, një astronaut i Shatllit Hapësinor fut së këmbët në pjesën e poshtme (Lower Torso Assembly, LTA). Pastaj bëhet futja më rrëshqitje në pjesën e sipërme, astronauti futet në pjesën e sipërme (Hard Upper Torso, HUT), që normalisht është e varur në murin e kabinës së trysnisë të Shatllit, kurse pjesa e fundit është mbërthimi ku 2 gjysmat e kostumit mbërthen së bashku, kaska dhe dorezat shtohen dhe mbërthen në vend. Pas kësaj rregullohet trysnia brenda kostumit.
Kostumi i Lëshimit:
Gjatë lëshimit dhe rikthimit astronautët e Shatllit veshin një kostum hapësinor ngjyrë portokalli të dallueshme, ky i mbron astronautët nga humbja e trysnisë në kabinë dhe nga temperaturat shumë të ulëta të ujit apo të ajrit që do të ndeshnin sikur të gjendeshin jashtë Orbitësit. Gjatë zbritjes kostumi shtrëngon mesin dhe këmbët e astronautëve e kjo më të vetmin qellim që të mos lejoj që të mblidhet gjaku në këmbë pas një periudhe të gjatë në hapësirë. Ai ka gjithashtu fener sinjalizues dhe raketa ndriçuese që ndihmojnë për të gjetur vendndodhjen e ekipit në ujë./InLajmi/
Burimi: E.explore-Udhëtim në hapësirë