Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se brenda 24 orëve nga 1.895 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv, përcjell InLajmi.
Tutje, sipas njoftimit të MSH-së, 8 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë që nga fillimit i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.650.004 doza të vaksinës.
Deri më sot 775.162 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës:
16 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.650.004 doza të vaksinës.
Deri më sot 775.162 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Nga 1.895 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.933. Në total numri i rasteve aktive është 314./InLajmi/