Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 314, përcjell InLajmi.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 157.925, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2.988 persona.
Për 24 orë janë dhënë 2.413 doza të vaksinës kundër koronavirusit..
Kurse deri më sot 774.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të të vaksinës./InLajmi/