Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka mirëpritur aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës kundër bixhozit në Karaçevë të Kamenicës, përcjell InLajmi.
Szunyog ka shkruar se angazhimi për sundimin e ligjit është vendimtar për perspektivën evropiane, dhe për zhvillimin demokratik të Kosovës.
“Inkurajuese për të parë veprimet e policisë dhe prokurorisë për të luftuar krimin e organizuar në Karaçevë sot. Angazhimi për sundimin e ligjit është vendimtar për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe perspektivën evropiane”, shkroi Szunyog./InLajmi/