Presidentja, Vjosa Osmani në konferencën e mbajtur sot me rastin e vizitës së presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ndër të tjera tha se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave, por Bashkimi Evropian ende nuk e ka përmbushur premtimin, raporton InLajmi.
“BE-ja ende nuk e ka mbajtur premtimin për liberalizimin e vizave dhe në të njëjtën kohë e falënderoj këtë shtet për qasjen ndaj Kosovës në liberalizimin e vizave. Të 2 shtetet e kemi të njëjtin synim drejtë Bashkimit Evropian”,tha ajo.
Tutje, Osmani ka folur edhe për “Grupin e Kumanovës”.
“Mendoj që duhet të presim procesin në plotëni dhe rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Rasti ndodhet në Gjykatën Supreme dhe kur përfundon ky rast, besoj se do të qartësohet. Mirëpo ne e kemi parë që kryeministri Zaev është shprehur i gatshëm që të ketë hetim ndërkombëtar, dhe jemi të gatshëm që ta ndihmojë në këtë drejtim. Kosova do ta ndihmojë në këtë drejtim dhe jemi të gatshëm ta shtyjmë përpara”,tha tutje presidentja e vendit, Osmani./InLajmi/