Pas Komunës së Prishtinës që ka 70 raste me koronavirus, është Ferizaj me 35 raste aktive, Prizreni me 27 raste, Klina 21 derisa komunat e tjera me më pak raste aktive, përcjell InLajmi.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 314 raste aktive me koronavirus janë në nivel vendi
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.647.674 doza të vaksinës.
Deri më sot 773.633 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.914, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2.988 persona./InLajmi/