Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka reaguar për mungesën e ngrohjes në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Ky reagim i tyre ka ardhur pas njoftimit të ngrohtores “Termokos” se për shkak të ndërprerjes së avullit nga KEK-u, sot nuk do të ketë ngrohje.
Tutje në reagimin e KEK-ut, thuhet se kjo ka ndodhur për shkak të një rrjedhje në kaldajën e njësisë B1 dhe për këtë arsye janë detyruar të ndalin furnizimin me avull për ngrohtoren “Termokos”.
Ndërkohë nga KEK-u u njoftua se nesër në mëngjes do të krijohen kushtet për furnizimin e Termokosit.
Njoftimi i plotë i KEK-ut:
Gjendja momentale e prodhimit nga njësite gjeneruese Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) njofton opinionin se aktualisht në TC-Kosova A kemi një gjendje stabile, ku në punë janë të tri njësitë aktive ( A3,A4 dhe A5) qe prodhojn rreth 390 MË/h. Ndersa ne Kosoven B, deri në mesnate sot ishte ne pune njësia B1.
Në këtë drejtim ju bëjmë me dije se për shkak te një rrjedhje ne kaldajën e njësinë B1, ishim të detyruar të ndalim edhe këtë në mesnate.
Ekipet e specializuara kane filluar menjëherë përgatitjet per intervenim në sanimin e gjendjes. Sipas planeve njësia B1 pritet të kthehet në prodhim nesër në mëngjes, me 16.12.2021 , kur edhe do të krijohen kushtet per furnizimin e Termokosit me avull per ngrohje qendrore.
Duke falënderuar palët e përfshira per mirëkuptim dhe bashkëpunim, KEK është duke bere përpjekje maksimale për prodhim te qëndrueshëm me energji ne kushtet aktuale te krizës sezonale dhe globale energjetike./InLajmi/