Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë sot në konferencën rajonale të organizuar në Tiranë nga “Terre des hommes”, ku ka paraqitur vizionin dhe rregullativën ligjore në Republikën e Kosovës lidhur me mbrojtjen e fëmijëve në konflikt me ligjin, përcjell InLajmi.
Ajo shton se ka adresuar nevojën dhe përkushtimin e institucioneve në raport me nxjerrjen e akteve nënligjore që lidhen me “Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve”, i cili synon të ofrojë mbrojtje për fëmijën nga të gjitha format e dhunës fizike, mendore, abuzimit, keqpërdorimit dhe shfrytëzimit.
Tutje ajo thotë se ka adresuar nevojën edhe për “Kodin e drejtësisë” për të mitur, që rregullon veprimet ndaj të miturve si kryes të veprës penale dhe mbrojtjen e tyre.
Si dhe ka kërkuar nevojën urgjente për bashkëpunim institucional lidhur me implementimin e legjislacionit në fuqi.
Postimi i plotë i saj:
Në konferencën rajonale të organizuar në Tiranë nga Terre des hommes, paraqita vizionin dhe rregullativën ligjore në Republikën e Kosovës lidhur me mbrojtjen e fëmijëve në konflikt me ligjin.
Adresova nevojën dhe përkushtimin e institucioneve në raport me nxjerrjen e akteve nënligjore që lidhen me Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve i cili synon të ofrojë mbrojtje për fëmijën nga të gjitha format e dhunës fizike, mendore, abuzimit, keqpërdorimit dhe shfrytëzimit dhe Kodin e drejtësisë për të mitur që rregullon e personave të mitur dhe fëmijëve të cilët janë viktima dhe të dëmtuar po ashtu adresova nevojën urgjente për bashkëpunimin institucional lidhur me implementimin e legjislacionit në fuqi. /Inlajmi/