Aktivisti politik, Rron Gjinovci, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë se kjo është kriza e KEDS-it, e që Kurti ka vendos me ia mbulu profilin me para publike dhëndrrit të Erdoganit, përcjell InLajmi.
‘’Kaq e thjeshtë: me pare t’mija dhe t’jujat ruhet profiti i atyne që e kanë “privatizu egër” siç ka qef me thonë Kryeministri kryesisht gjatë zgjedhjeve. E drejtësia dhe “hajnat në burg” që na i pate premtu Kryeministër? Mujte me e kthy kompaninë në pronësi publike, ky ishte rasti’’, shkruan ai.
Postimi i plotë i tij:
Kryeministri Kurti, nga sot i vetëquajtur “i majtë”, në emër të “krizës”, e cila në fakt është krizë e KEDS-it, e nji kompanie private, jo e jona, ka vendosë me ia mbulu profitin me pare publike dhondrrit të Erdoganit që është pronar i saj.
Kaq e thjeshtë: me pare t’mija dhe t’jujat ruhet profiti i atyne që e kanë “privatizu egër” siç ka qef me thonë Kryeministri kryesisht gjatë zgjedhjeve. E drejtësia dhe “hajnat në burg” që na i pate premtu Kryeministër? Mujte me e kthy kompaninë në pronësi publike, ky ishte rasti.
Mujte me zbatu drejtësinë edhe me korrektu faljen e 26 milionëve të 2012/2013. Kështu kish me vepru nji kryeministër i majtë, e jo me masa neoliberale siç e bone sot.
Me këtë rast fjalën i/e majtë ju ftoj me hek nga vokabulari ju në Vetëvendosje./InLajmi/