Javë më parë, aktorja e njohur, deputetja në Kuvendin e Kosovës, Adriana Matoshi ka pasur një ndërhyrje në kokë, përcjell InLajmi.
Kjo ndërhyrje ka ardhur pas rishfaqjes së tumorit në kokë, pas fiks 9 vitesh.
E pas daljes me sukses të operacionit, ajo pas disa ditësh është rikthyer në shtëpinë e saj.
E së fundmi, Matoshi përmes një fotografie e një statusi të shkurtër në rrjetet sociale, ajo iu ka treguar të gjithëve për gjendjen e saj shëndetësore.
Ajo ka treguar se është mirë dhe ka kërkuar falje të gjithë atyre që po i shkruajnë por që ajo nuk po mund t’ua kthejë të gjithëve përgjigjet.
Kjo pasi që më shumë po rrinë në gjumë dhe duke pushuar, pa pasur shumë mundësi të rri në telefon, tha ajo./InLajmi/